Grabitet me armë biznesi i Armand Dukës, hajdutët marrin afro 100 milionë lekë nga kasaforta

Futboll

Grabitet me armë biznesi i Armand Dukës, hajdutët marrin afro 100 milionë lekë nga kasaforta

Më: 8 maj 2021 Në ora: 07:19
Armand Duka

Persona të armatosur me pistoleta dhe leva kanë sulmuar më 14 prill zyrat e kompanisë së tij në Shkozet.

Panorama Sport raporton se janë vjedhur afro 100 milionë lekë të vjetër nga kasaforta që ishte vendosur në mur.

Hajdutët kanë hyrë në mëngjes rreth orës 8:00 në ambientet e biznesit në pronësi të presidentit të FSHF-së dhe kanë nxjerrë me forcë nga muri një kasafortë e më pas kanë mundur ta hapin atë.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po heton mbi ngjarjen, ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga uniformat blu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat