Reali shmang humbjen në minutat shtesë

Futboll

Reali shmang humbjen në minutat shtesë

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2021 Në ora: 22:52
Reali shmang humbjen në minutat shtesë

Real Madridi shmang humbjen në minutat shtesë në “Alfredo di Stefano” në Madrid. 

“Mbretërit” barazuan me rezultat 2:2 me Sevillën, në takimin e javës së 35-të të Kampionatit të Spanjës. 

Futbollistët e Sevillës luftua deri në frymën e fundit, ndërsa kroati Ivan Rakitiç shënoi golin e epërsisë nga penalltia në minutën e 78-të.

Në minutat shtesë përkatësisht 90+4, Eden Hazard shmang humbjen pas asistimit të Kroos.

Për Realin shënuan Asensio (67'), Hazard (90+4’) dhe për Sevillën Fernando (22'), Rakitiç (78').

Sevilla renditet në vend të katërt me 71 pikë, ka 6 me pak se lideri Atletico Madridi (77), 4 se Reali (75) dhe Barcelona (75).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat