Zbulohet klauzola sekrete e Neymar në kontratën e re te PSG-ja

Futboll

Zbulohet klauzola sekrete e Neymar në kontratën e re te PSG-ja

Më: 10 maj 2021 Në ora: 22:43
Neymar

Të shtunën, ylli i PSG-së, Neymar rinovoi kontratën duke konfirmuar qëndrimin në “Parkun e Princave” deri në vitin 2025.

Por, në kontratën e re është edhe një klauzolë sekret që lejon që Neymar të rikthehet në Brazil.

Sipas Mundo Deportivo, në marrëveshjen e re, është e përfshirë klauzola e ‘pensionimit’ që e lejon të rikthehet në Brazil para se t’i jap fund karrierës.

Pos kësaj, ekziston mundësia që pas vitit 2025, të aktivizojë mundësinë për një vit tjetër, në rast që braziliani dëshiron të mbetet në Paris deri në vitin 2026, në atë kohë do jetë 33-vjeçar.

Marrëveshja i garanton rikthimin te Brazil në vitin 2026, te klubi i fëmijërisë Santos.

Sidoqoftë, pavarësisht që Neymar rinovoi kontratën, e ardhmja e Kylian Mbappes mbetet e paqartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat