Elezi tund rrjetën e kampionëve të Kroacisë

Futboll

Elezi tund rrjetën e kampionëve të Kroacisë

Më: 12 maj 2021 Në ora: 21:30
Elezi tund rrjetën e kampionëve të Kroacisë

Futbollisti Agon Elezi ka gjetur sot golin e tij të parë me ekipin e Varazhdinit.

Lojtari shqiptar la Skënderbeun sëzonin e shkuar dhe iu bashkua kampionatit kroat, ku më në fund arrin të tundë për herë të parë rrjetën

. E fakti që një gjë të tillë e bën kundër kampionëve të padiskutueshëm të Kroeacisë, padyshim që e dyfishon kënaqësinë për 20-vjeçarin.

Mesfushori i lindur në Shkup shfrytëzon një top në zonën kundërshtare duke e ndalur me sukses përtej vijës fatale në minutën e 34 të takimit. Elezi do të barazonte ndeshjen në 1-1 me golin e tij, ndërsa në minutat në vazhdim të dyja skuadrat do të përshëndesnin përsëri portat kundërshtare, 2:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat