Ademi: Nuk i kemi pritur këto rezultate, por Superliga ka fituar një skuadër simpatike

Futboll

Ademi: Nuk i kemi pritur këto rezultate, por Superliga ka fituar një skuadër simpatike

Më: 16 maj 2021 Në ora: 14:02
Ademi: Nuk i kemi pritur këto rezultate, por Superliga ka fituar një skuadër simpatike

Dje, Skuadra e Ulpianës shënoi fitore 1-2 në udhëtim te Ramiz Sadiku, duke arritur të shpallet kampione në Grupin B dhe duke siguruar kështu inkuadrimin në Superligën për sezonin e ardhshëm, shkruan Insporti.

Dhe, kështu pas më shumë se një dekade, KF Ulpiana do të rikthehet në elitën e futbollit.

Pas ngjitjes në Superligën e Kosovës, në një intervistë për Insportin, ka folur trajneri i KF Ulpianës, Fadil Ademi, i cili këtë sezon e cilësoi si të bereqetshëm dhe zbuloi se nuk e kanë pritur këtë arritje.

“Mund të them se ka qenë një sezon i vështirë, por i bereqetshëm, i suksesshëm, pasi që Ulpiana kthehet në elitë pas plot 13 viteve, aty ku e ka edhe vendin, pasi që është klub me traditë e me një histori”.

“Realisht nuk e kemi pritur një rezultat të tillë, pasiqë kemi filluar ediconin me ambicie simbolike, sigurimin e mbijetesës” – tha fillimisht Ademi.

Trajneri i Ulpianës skuadrën e tij e cilësoi si skuadër simpatike që do ta hijeshoj elitën, teksa tha se klubet duhet t’ia kenë frikën skuadrës së tij.

“Mendoj që Superliga ka fituar një skuadër simpatike që do ta hijeshoj elitën, e frikën normal se duhet ta kenë, për shkak se do të mundohemi të jemi sa më konkurrues me këto skuadra elitare e që nuk do të jetë lehtë”- përfundoi Ademi.

Kujtojmë se hera e fundit kur Ulpiana kishte qenë Superligë, ka qenë sezoni 2008/2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat