Kroati pensionohet dhe përshëndetet me Gjilanin

Futboll

Kroati pensionohet dhe përshëndetet me Gjilanin

Më: 16 maj 2021 Në ora: 20:59
Kroati pensionohet dhe përshëndetet me Gjilanin

Futbollisti kroat, Tomisllav Bushiç, pensionohet dhe përshëndet me klubin e Gjilanit.

“Faleminderit Bushiç. Sulmuesi ynë nga Kroacia, Tomislav Bushiç sot në përballjen e skuadrës sonë përball Prishtinës, luajti minutat e fundit të karrierës së tij profesionale, ku pas këtij takimi ai vendosi që të pensionohet nga futbolli aktiv profesionist. 

Tomisllav Bushiç, pas ka një karrierë të pasur ku luajti në shumë skuadra të ndryshme, duke fituar shumë trofe dhe duke realizuar gola të shumtë e ku veçohet titulli me skuadrën nga vendlindja e tij Hajduk Split në sezonin 2005-2006, ku edhe kishte epitetin e golashënuesit më të mirë në skuadër. 

Bushiç, skuadrës sonë ju bashkua në vitin 2019, e për dy vite ai dha kontribut në sukseset historike duke realizuar 10 gola në 31 paraqitje për skuadrën tonë, në suksesin e  vitit të kaluar ku arritëm që të përfaqësojmë shtetin tonë në arenën ndërkombëtare. 

Skuadra jonë e falënderon sulmuesin, Tomsilav Bushiç për kontributin e dhënë sa ishte pjesë e Gjilanit, duke i uruar suksese në hapat e mëtutjeshëm të karrierës së tij jashtë fushave të blerta”, shkruan në faqen e SC Gjilani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat