Allegri është favoriti kryesor

Futboll

Allegri është favoriti kryesor

Më: 18 maj 2021 Në ora: 13:01
Allegri është favoriti kryesor

Masimiliano Allegri është favoriti kryesor për të marrë stolin e Realit të Madridit dhe për të zëvendësuar Zidanen.

Lajmi i publikuar nga mediat spanjolle në lidhje me interesimin e klubit për trajnerin italian (edhe pse Raul vazhdon të jetë në garë), është fillimi i një procesi që do të jetë i gjatë dhe do të pasohet me shumë ndryshime të tjera. Do të nisë një projekt i ri me një trajner, i cili do të ketë kontratë 2-3 vjeçare.

Lojtarët veteranë si Ramos, Modriç apo Benzema duhet t’ua lënë vendin të rinjve si: Mbappe, Haaland, Camavinga apo Alaba. Gjithçka nis me trajnerin, por vazhdon me emra të rëndësishëm.

I pari i këtyre emrave është një lojtar i madh dhe ideja e Realit të Madridit është transferimi i  Mbappe-s. Duhen sakrifica të mëdha në aspektin ekonomik për francezin, por një vit më vonë do të tentohet edhe Haaland.

Në të dyja rastet si Mbappe ashtu edhe Haaland i kanë dhënë fjalën Realit. Problemi i vetëm është koha. Nëse PSG-ja vendos ta shesë Mbappen, atëherë Haaland është gati të presë. Nëse Katari nuk e shet Mbappen, do të jetë ky i fundit që duhet të presë sezonin e ardhshëm për të qenë lojtar i lirë dhe Haaland do të vijë këtë verë.

Një nga emrat e rëndësishëm të projektit është David Alaba. Ai është lojtar pa kontratë në fundin e këtij sezoni dhe Reali ka fituar duelin me të gjitha skuadrat e tjera në Europë.

Ka akord me menaxherin e tij Pini Zahavi dhe do të firmosë për 5 sezone me rrogë 12 milionë euro në sezon, të njëjtën rrogë që përfiton Ramosi.

Austriaku është lojtar që mund të aktivizohet në disa role. Një nga pikat e tjera ku duhet të ndërhyhet është mesfusha. Në këtë aspekt, madrilenët kanë si objektiv Camavingën.

Edhe Pogba është një alternativë, të cilin United duhet ta shesë ose ngelet lojtar i lirë në vitin 2022. Do të jetë një Real që do të bashkëpunojë me Raiolën, i cili është edhe menaxheri i Haalandit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat