Kumbulla u tregon ëndrrën më të madhe në Itali

Futboll

Kumbulla u tregon ëndrrën më të madhe në Itali

Më: 19 maj 2021 Në ora: 18:06
Kumbulla u tregon ëndrrën më të madhe në Itali

Marash Kumbulla ka bërë një rrëfim të veçantë në Itali duke zbuluar më shumë nga vetja e tij nëpërmjet pyetjeve të shkurtra. Mbrojtësi shqiptar ka dy përgjigje kur pyetet mbi ëndrrën e fëmijërisë.

Lojtari i Kombëtares është shprehur se si dëshirën më të madhe që e ka pasur që në vogëli është që të luajë një ditë me Shqipërinë në finalen e një kompeticioni. Ndërkohë kur bëhet fjalë për një skuadër europiane që dëshiron të jetë kundër saj një ditë, përgjigja është Barcelona.

Çfarë ju ka munguar më shumë nga para COVID? “Tifozët brenda në stadium”.

Lojtari më humorist që ke pasur? “Alessandro Berardi”.

Po në Romë? Juan Jesus.

Çfarë këngësh dëgjon para ndeshje? “Të dyja rrymat, relaksuese dhe energjike”.

Më kë lojtar do dëshiroje të ndërrojë fanellën dhe nuk e ke bërë ende? “Ibrahimovic”.

Ndaj kujt ekipi do të doje që të luaje një ditë? “Barcelona”.

Ëndrra e fëmijërisë? “Të luaj një ditë finale me Shqipërinë”.

Ndeshja e parë me Kombëtaren? “E bukur, por edhe e vështirë se isha shumë në ankth”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat