Andrea Pirlo konfirmoi veten si trajner i Juventusit pas triumfit të Coppa Italia, por Zonja e Vjetër thuhet se do të vendosë të hënën.
Tuttosport pretendon se Bianconerët gjithmonë kanë konsideruar hipotezën e konfirmimit të Pirlo për një sezon tjetër, por e ardhmja e ish-mesfushorit është ende e pasigurt.
Juventusi ka kaluar një sezon të vështirë dhe po lufton për një vend në Champions League.
Nuk ka mungesë të kandidatëve për punën në stolin e Juventusit, pasi Gennaro Gattuso, Zinedine Zidane, Max Allegri dhe Simone Inzaghi janë përmendur si pasardhës të mundshëm të Pirlo.
Megjithatë, klubi i Juventusit do të vendosë të hënën mbi të ardhmen e Pirlos.