Në Kosovën e dashur i padëshiruar, arabët i ofrojnë qindra mijëra euro, në Kroaci i respektuar  

Futboll

Në Kosovën e dashur i padëshiruar, arabët i ofrojnë qindra mijëra euro, në Kroaci i respektuar  

Nga: Kemajl Goca Më: 20 maj 2021 Në ora: 14:22
Në Kosovën e dashur i padëshiruar, arabët i ofrojnë qindra mijëra euro, në Kroaci i respektuar  

Është shumë i vlerësuar në Kroaci, iu ka rritur vlera shumë në shtetet arabe, por në Kosovë nuk e dojnë, jo të gjithë, ata që duhet ta duan nuk e dojnë! 

Është legjenda e futbollit Ardian Kozniku, ish futbollist i Vëllaznimit, Prishtinës, Hajdukut të Splitit, Le Havres, Cannes, Bastias, APOEL-it, Croatia Zagreb etj. dhe me kombëtaren e Kroacisë ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998.

Kozniku është ndihmëstrajner në klubin Al Arabi, kampion i ri në Kuvajt.

Ai disa herë ka shprehur dëshirën që ta udhëheq Kombëtaren e Kosovës, por nuk iu dha rasti deri me tash.   

Kozniku  së bashku me Ante Mishen drejtojnë Al Arabin dhe raportohet se iu ka rritur shumë vlera pas titullit të kampionit, që besa kanë edhe oferta të shumta në Kuvajt dhe shtetet arabe.

Ish futbollisti i padëshiruar në Kosovë, por në shtetet arabe i ofrojnë qindra mijëra euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat