E konfirmon Flick: Kanë mbetur disa detaje, do të bashkohem me Gjermaninë

Futboll

E konfirmon Flick: Kanë mbetur disa detaje, do të bashkohem me Gjermaninë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 15:33
Hansi Flick

Trajneri aktual i Bayern Munich, Hansi Flick, ka konfirmuar në konferencën e tij të fundit për shtyp se është i gatshëm të drejtojë kombëtaren e Gjermanisë.

Joachim Low ka dhënë njoftimin se Kampionati Evropian do të jetë hera e fundit kur ai do të jetë në krye të Gjermanisë.

Zëvendësues i tij pritet të jetë trajneri i Bayernit, Hansi Flick, e madje ky i fundit ka konfirmuar se ekziston një marrëveshje verbale mbi këtë aspekt.

“Po, unë biseduar me Federatën Gjermane të Futbollit. Të gjithë e dinë se si ndihem për ekipin kombëtar. Bëhet fjalë për gjëra të vogla, atëherë ne mund ta zyrtarizojmë vendimin”, ka thënë Flick.

Tekniku gjerman ka fituar çdo gjë që është e mundur me klubin e Bayernit, madje edhe Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat