Conte nuk merr garancitë

Futboll

Conte nuk merr garancitë

Më: 25 maj 2021 Në ora: 12:44
Conte nuk merr garancitë

Takimi i shumëpritur mes Antonio Contes dhe presidentit të Interit, Steven Zhang nuk ndodhi as ditën e sotme, pasi tekniku zikaltër nuk u pa të paraqitej në zyrat e klubit, ndryshe nga numri një dhe drejtuesit e tjerë të lartë.

I sapo-shpallur kampion me klubin milanez, Conte nuk duket shumë i bindur për vazhdimësinë, ndonëse ka edhe një vit në kontratë, ndaj takimi me presidentin pritet të hedhë dritë mbi të ardhmen që i pret zikaltrit, transmeton Super Sport.

Kjo pasi Conte pritet të kërkojë nga presidenti garanci sportive për vazhdimin ndonëse me hapa të ngadaltë, të projektit të nisur dy vite më parë, mosprekjen e titullarëve dhe sigurisht një përmirësim të pagës aktuale, për të rinovuar edhe për një sezon tjetër.

Nga ana tjetër numri një i klubit zikaltër synon të ulë kostot dhe të përmirësojë gjendjen financiare të klubit, ndaj takimi pritet të jetë vërtetë i nxehtë, pasi deri tani Zhang nuk ka folur asnjëherë për të ardhmen e Interit.

Gjithsesi e sigurt është që nëse Conte nuk merr garancitë e duhura sportive, atëherë do të largohet menjëherë nga zikaltrit, ndonëse ka edhe një vit kontratë dhe ky nuk do të jetë një lajm aspak i mirë tifozët e Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat