Liburni dhe Liqeni në finale të fazës “Play-Off”

Futboll

Liburni dhe Liqeni në finale të fazës “Play-Off”

Më: 27 maj 2021 Në ora: 10:58
Liburni dhe Liqeni në finale të fazës “Play-Off”

Dje janë zhvilluar ndeshjet e dyta në kuadër të gjysmëfinales së “Play-Off”-it në Superligën e futsallit.

Këto takime dhanë edhe skuadrat finaliste, pasi Liburni dhe Liqeni realizuan fitoret e dyta.

Skuadra gjakovare, Liburni fitoi me rezultat bindës në kryeqytet ndaj Prishtinës 01, me rezultat 3:0.

Ndërkaq, Liqeni arriti ta mundë Prishtinën në Drenas, me shifrat 3:1.

Ndeshja e parë e serisë finale ndërmjet Liburnit dhe Liqenit zhvillohet më 2 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat