FFM organizon udhëtim për 200 tifoz, prioritet punëtorët shëndetësorë

Futboll

FFM organizon udhëtim për 200 tifoz, prioritet punëtorët shëndetësorë

Më: 28 maj 2021 Në ora: 12:34
FFM organizon udhëtim për 200 tifoz, prioritet punëtorët shëndetësorë

Federata e Futbollit të Maqedonisë, do të organizojë udhëtimin e 200 tifozëve nga Maqedonia në Kampionatin Evropian, për sfidat që do të zhvillohen në Bukuresht më 13 dhe 17 qershor.

Nga Shtëpia e Futbollit informuan se deri më 25 maj, kanë aplikuar rreth 10 mijë tifozë, për të marë të drejtën e blerjes së biletës për këto përballjet evropiane.

FFM përmes organeve të Sigurimit dhe Intergritetit, ka zhvilluar kontakt me gjithë grupet e tifozëve në Maqedoni dhe ka siguruar 200 bileta. Sipas FFM-së, vetëm 10 përqind të aplikuesve (nga ato 10.000) kanë marë të drejtën për blerjen e biletave, pasi që Shtëpia e Futbollit ka si prioritet punëtorët shëndetësor, të cilët ishin në vijën e parë të luftës me “Covid 19”.

Ndryshe të gjithë tifozët në Rumani, mund të hyjnë në Rumani pa teste negative PCR ose dëshmi për vaksinim, mirëpo mbeten protokollet për hyrje në stadium, ku përpos maskës,  kërkohet testi negativ PCR ose dëshmi se është marë vaksina “Anti-COVID 19”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat