Dilaver: Jam shumë i lumtur me trofeun e Kupës

Futboll

Dilaver: Jam shumë i lumtur me trofeun e Kupës

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 12:24
Dilaver: Jam shumë i lumtur me trofeun e Kupës

Vllaznia e mbylli me trofe sezonin teksa dje fitoi Kupën e Shqipërisë pasi mposhti në finale Skënderbeun me rezultatin 0:1.

Në një prononcim për ABC, sulmuesi i shkodranëve, Haris Dilaver thekson se ai nuk ka pasur prioritet veten, ndërsa shton se është i kënaqur me sezonin te Vllaznia.

“Jam shumë i kënaqur me sezonin futbollistik këtu te Vllaznia dhe shumë i lumtur me fitoren e Kupës.

Kemi punuar shumë gjithë skuadra gjatë gjithë kësaj kohe, si në përgatitjet që kemi bërë dhe kemi arritur me këtë sukses këtu në fund të sezonit futbollistik.

Është e vërtetë që unë jam sulmues dhe asnjëherë s’e kam pasur prioritet veten, por skuadrën dhe kam qenë në fushë ta ndihmoj atë dhe jo veten. Atmosfera këtu është fantastike dhe e meriton ky qytet që pas një viti të gjatë në kushte pandemie të festojë”, u shpreh Dilaver.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat