Real Madridi organizon kamp stërvitor në Kosovë

Futboll

Real Madridi organizon kamp stërvitor në Kosovë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 00:41
Real Madridi

Skuadra më e suksesshme në botë, Real Madridi, do të jetë në Kosovë gjatë muajit korrik për pesë ditë  për ta mbajtur një kamp stërvitor.

Këtë e ka konfirmuar menaxheri Robin Krasniqi, i cili e ka bërë të mundur këtë gjë që Real Madridi të vijë në Kosovë.

Krasniqi ka thënë se kjo vije pas një bashkëpunimi që ai ka pasur në Londër dhe lidhjet e tij duke organizuar kampe edhe në vende të tjera.

“Në një bashkëpunim që kam pasur në Londër dhe me lidhjet që kam organizuar në shtete tjera, kam menduar se shteti më i mirë për ta bërë këtë gjë është Kosova”.

Tutje, Krasniqi bënë të ditur se në këtë kamp do të jenë rreth 140 fëmijë që do të jenë të ndarë në gjashtë grupe.

“Në këtë kamp do të jenë rreth 140 fëmijë që do të jenë të ndarë në gjashtë grupe ndërsa do të ushtrojnë në grupmosha të ndryshme duke filluar nga në U8 vjeç deri në U16 vjeç”, ka thënë Krasniqi.

“Hapat e regjistrimit janë të vendosura në faqen zyrtare dhe të gjitha detajet janë aty”.

Menaxheri Krasniqi ka bërë të ditur se në Kosovë do të jenë edhe trajnerët e Real Madridit.

“Kjo ka qenë pyetja më e shpeshtë që më është bërë kohën e fundit, pra është zyrtare që Real Madridi do të jetë pjesë e këtij kampi”.

Ndërsa, sa i përket EURO 2020, Krasniqi ka thënë se ai në këtë kompeticion e përkrah Austrinë, por që ka edhe një simpati për Anglinë, teksa ka thënë se favoritët për ta fituar këtë garë janë Franca dhe Italia.

Në fund, Haxhiu ka bërë të ditur se në rast se ndonjë talent do t’i bie në sy trajnerëve të gjigantit spanjoll, ata do të mund të shkojnë në Real Madrid për të stërvitur.

“Nëse ndonjë talent apo edhe më shumë do të mund të spikasin atëherë ata do të shkojnë në Real Madrid për prova”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat