Ronaldo barazon rekordin e Kloses

Futboll

Ronaldo barazon rekordin e Kloses

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 22:46
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka realizuar një gol sot kundër Gjermanisë.

Goli i realizuar sot nga Ronaldo në min e 15’ kundër Gjermanisë, ishte i një rëndësie të veçantë.

Me këtë gol 36- vjeçari, barazoi rekordin e Miroslav Klose për më së shumti gola të realizuar në histori të dy kompeticioneve të mëdha Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian nga futbollistët evropian.

Portugezi, në histori të këtyre kompeticioneve ka realizuar 19 gola, aq sa ka edhe Miroslav Klose, 18 i ka shënuar Gerd Muller, 16 Jurgen Klinsmann, dhe 14 Michel Platini.

Ronaldo po vazhdon të thyejë rekorde në pothuajse gjdo ndeshje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat