Xherdan Shaqiri çuditë: Kjo është këmba ime më e dobët

Futboll

Xherdan Shaqiri çuditë: Kjo është këmba ime më e dobët

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 22:25
Xherdan Shaqiri çuditë: Kjo është këmba ime më e dobët

Xherdan Shaqiri dhuroi një performancë fantastike pasditen e sotme duke mundur i vetëm Turqinë me dy gola shumë të bukur.

Pas ndeshjes, në konferencën për shtyp Shaqiri u pa mjaft i lumtur duke e vendosur theksin e fjalëve tek shpresat e Zvicrës për kualifikim dhe jo tek performanca e tij fantastike.

“Goli i parë ishte me këmbën e djathtë që është edhe këmba ime më e dobët. Sigurisht që u gëzova shumë pas dy golave të shënuar. Jam i lumtur me performancën time dhe për arsyen se arrita të ndihmoj ekipin.

Ne duhej të fitonim dhe luajtëm një lojë të mirë. Sigurisht humbëm dhe disa raste dhe mbase mund të kishim shënuar një ose dy gola më shumë, por ishte një paraqitje thelbësore nga ne dhe ne jemi të kënaqur me rezultatin.

Ne bëmë atë që duhej bërë kundër një ekipi të mirë, tani të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat