Formacioni i ‘çmendur’ i Barcelonës në rast se transferon Ronaldon

Futboll

Formacioni i ‘çmendur’ i Barcelonës në rast se transferon Ronaldon

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 15:14
Cristiano Ronaldo

Në vitet e fundit, asgjë në futboll nuk mund të përjashtohet, madje as kalimi i Cristiano Ronaldos te Barcelona.

Edhe pse tashmë është legjendë e Real Madridit, ylli portugez mund të bashkohet me kundërshtarin e tij të përjetshëm, Lionel Messin.

AS ka raportuar gjatë kësaj jave se Joan Laporta po mendon që të transferojë pesë herë fituesin e Topit të Artë në Camp Nou.

Tashmë e ardhmja e tij te Juventusi është e pasigurt dhe ka vetëm edhe një vit kontratë me Biankonerët.

Mediumi spanjoll bën të ditur se Barcelona mund ta transferojë 36-vjeçarin në shumën e 30 milionë eurove, gjersa Zonja e Vjetër është e gatshme që të heq dorë nga paga e tij e lartë.

Nëse ndodhë transferimi i Ronaldos te Blaugranasit, atëherë do të kishin një formacion me plotë yje të dëshmuar.

Tashmë Barcelona ka konfirmuar transferimin e Sergio Agueros, Eric Garcias, Memphis Depayt dhe Ermersonit, e me portugezin në këtë skemë, padyshim se do të ishin pretendentë për të fituar çdo trofe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat