Besnik Kollari: Gazeta ‘Bota sot’ ka luajtur një rol jashtëzakonisht pozitiv

Futboll

Besnik Kollari: Gazeta ‘Bota sot’ ka luajtur një rol jashtëzakonisht pozitiv

Nga: K.G. Më: 26 qershor 2021 Në ora: 11:35
Besnik Kollari: Gazeta ‘Bota sot’ ka luajtur një rol jashtëzakonisht pozitiv

Legjenda e futbollit të Kosovës, Besnik Kollari, tha se gjithmonë e ka përcjellë gazetën “Bota sot” dhe mezi priste orët e mëngjesit për të shfletuar, për t’u informuar për më të rejat e futbollit dhe sportit në përgjithësi.

Kollari, ish futbollist i dëshmuar, që sot i mungon një kalibër i tillë Kosovës, uron 26 vjetorin e gazetës “Bota sot”.   

“’Gazeta ‘Bota sot’ ka luajtur një rol jashtëzakonisht pozitiv në shpërndarjen e lajmeve dhe raporteve si në kohën e okupimit gjithashtu edhe këto vite të lirisë. 

Personalisht mua me kanë interesuar raportet në ato faqe të sportit ku mezi prisja të dilte gazeta dhe të shfletoja ato faqe të mbushura me raporte nga sporti e veçanërisht të futbollit të gazeta ‘Bota sot’.

Ju uroj 26 vjetorin të gjithë gazetarëve dhe atyre që janë punonjës dhe pjesë e kësaj gazete, Gjithashtu gjithë lexuesve të ‘Bota sot’. 
Urime festofshim edhe shumë së bashku”, uron Kollari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat