Arrihet akordi, Maldini transferon një mefushor të ri tek Milani

Futboll

Arrihet akordi, Maldini transferon një mefushor të ri tek Milani

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 19:43
Arrihet akordi, Maldini transferon një mefushor të ri tek Milani

Sipas raporteve në Rusi, Milani ka rënë dakord për një transferim të mesfushorit të Rubin Kazan, Khvicha Kvaratskhelia, ndërmjetësuar nga Kakha Kaladze.

Tashmë klubi kishte pasur lidhje disa muaj më parë dhe babai i tij, Badri u tha mediave kohët e fundit se Kvaratskhelia nuk do të luajë më në Rusi.

Është raportuar se marrëveshja u ndërmjetësua falë ish-mbrojtësit të Milanit, Kaladze, i cili ndihmoi në lidhjen e dy klubeve për të arritur një marrëveshje.

Kvaratskhelia është vetëm 20 vjeç dhe luan në krahun e majtë, por gjithashtu mund të punojë në të djathtë ose në një rol më qendror në mesfushë.

Borussia Monchengladbach gjithashtu kishte treguar interes për anësorin me dy këmbë, por raportet sugjerojnë që Milani ka arritur një marrëveshje me lojtarin dhe klubin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat