Chelsea i interesuar për yllin e Sevillas

Futboll

Chelsea i interesuar për yllin e Sevillas

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 19:15
Jules Kounde

Chelsea në bisedime me Sevillan rreth nënshkrimit të mbrojtësit francez, Jules Kounde.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar u transferua në klubin spanjoll dy vjet më parë dhe ka vazhduar të mbetet si një nga mbrojtësit më premtues në Evropë.

Ai ndihmoi Sevillan të kualifikohej për në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe ishte pjesë e skuadrës së Francës në Euro 2020, shkruan Skysports.

Kounde ka tërhequr gjithashtu interesimin edhe nga klube tjera angleze si Manchester City,  të cilët zhvilluan edhe bisedime me Sevillan për nënshkrimin e tij në sezonin e kaluar.

Francezi përveç pozitës së mbrojtësit të qendrës mund të luajë gjithashtu edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes nëse është e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat