Alioski: Do të shikojë çdo ndeshje

Futboll

Alioski: Do të shikojë çdo ndeshje

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 12:26
Alioski: Do të shikojë çdo ndeshje

Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski, karrieren e vet do të vazhdojë në Al Ahli të Arabisë Saudite. Mirëpo para se të realizojë transferin e tij, mbrojtësi i krahut të majtë dëshiroi që të përshëndetet me tifozët e Lids Junajtedit.

“E dashur familje e Lidsit, dua të them disa fjalë. Lamtumira me ju është njëra ndër punët më të vështirë në jetën time.

Më duhet shumë kohë që të zbulojë faqen e re. Faleminderit. Kisha përkrahje të jashtëzakonshme nga dita e parë që kam ardhur, më keni prekur në zemër. Asnjëherë nuk do të harrojë tifozët, asnjëherë nuk kam parë tifoz si ju të Lidsit.

Po ashtu dua të faleminderojë klubin dhe të tjerët, drejtuesit, dhe natyrisht edhe trajnerin Marsello Biellsa. Ai është trajneri më i mirë në botë. Të gjithë do të më mungoni. Faleminderojë edhe kolegët e mi me të cilët arritëm ëndrrën dhe kthyen ekipin në Premierligë. Kjo ishte ndjenja më e mirë në jetën time, asnjëherë nuk do ta harrojë.

Do të shikojë çdo ndeshje dhe do të anojë për Lids Junajtedin. Lamtumirë dhe çdoherë do të jenë në zemrën time” - tha mes tjerash Alioski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat