Paratë mbi të gjitha, Interi cakton shifrën rekord

Futboll

Paratë mbi të gjitha, Interi cakton shifrën rekord

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 23:08
Paratë mbi të gjitha, Interi cakton shifrën rekord

Largimi i Romelu Lukakut do të kthente Interin nga një skuadër pretendente për të fituar gjithçka, në një skuadër e cila nuk do të kishte ambicie të njëjta e do të vuante në luftën për katërshen e parë në Itali. Por paratë kanë shumë rëndësi për zikaltërit në një moment krize e për këtë arsye, në klub është vendosur se cila është shifra që do të pranohet për të shitur sulmuesin belg.

Çelsi kërkon me ngulm futbollistin dhe deri tani ka ofruar 90 milionë euro plus kartonin e Markos Alonso për sulmuesin. Por interi ka kthyer mbrapsht ofertat e deritanishme, pasi ka bërë të qartë se kërkon vetëm para dhe jo lojtarë në këmbim për të ulur çmimin e shitjes së futbollistit.

Sipas mediave italiane, në klub kanë vendosur që nëse do të vijë një ofertë prej 110 milionë eurosh, atëherë zikaltërit do të ishin gati të linin Lukakun të largohej, edhe pse në fund do të ishte në dorën e sulmuesit të vendoste nëse do të bënte një gjë të tillë apo jo, shrkuan Panorama sport.

Me një shifër të tillë, Interi do të vendoste rekord për transferimin e një futbollisti në Itali, që mbahet deri tani nga 105 milionë eurot që përfitoi Juventusi për transferimin e Pol Pogba te Mançester Junajtid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat