Tifozi shpërthen në lot pas lajmit për largimin e Messit, pamjet prekëse

Futboll

Tifozi shpërthen në lot pas lajmit për largimin e Messit, pamjet prekëse

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 00:35
Në tifoz i Barcelonës qan në hekurat rrethuese të klubit

Është zyrtare tashmë, lojtari më i mirë në botë do të largohet nga Barcelona, aty ku luajti plot 16 vite. Klubi i Barcelonës dhe 6 herë fituesi i Topit të Artë nuk kanë gjetur marrëveshjen mes tyre për rinovimin e kontratës, që sipas mediave është penguar nga kriza pandemike.

Do të jetë e vështirë për futbolldashësit mbarë botën të shohin ‘Pleshtin’ me fanellën e një klubi tjetër, por mbi të gjitha do të jetë dhimbje koke për tifozët e Barcelonës që tashmë duhet të ecin përpara pa njeriun që i bëri të fitonin gjithccka si askush tjetër më parë.

E tillë është edhe videoja e mëposhtme ku shikohet një tifoz i Barcelonës i cili qan në hekurat rrethuese të klubit.

Në postim shkruan: Një tifos i Barcelonës qan jashtë Camp Nou, me bluzen e mesit në dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat