Juventus e do rikthimin e Pjanic, por shihet si marrëveshje mjaftë e komplikuar

Futboll

Juventus e do rikthimin e Pjanic, por shihet si marrëveshje mjaftë e komplikuar

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 18:20
Juventus e do rikthimin e Pjanic, por shihet si marrëveshje mjaftë e komplikuar

Juventus është tejet i interesuar për të rikthyer në skuadër mesfushorin Miralem Pjanic, me Barcelonën që dëshiron ta shesë.

Sipas Calciomercato, gjiganti italian e pëlqen boshnjakun, por marrëveshja shihet shumë e komplikuar dhe ka mbetur pak kohë para se të mbyllet afati veror.

Së pari, Juventus është i fokusuar për nënshkrimin me Manuel Locatelli nga Sassuolo, marrëveshje që është pranë përfundimit.

Pasta, Juventus duhet të largojë disa lojtarë për të transferuar Pjanic dhe në fund do kërkojë nga Barcelona që të paguajë rreth 20 për qind të pagës së lojtarit.

Edhe mesfushori është i hapur për rikthimin te Juventus, ngase nuk është pjesë e planeve të Ronald Koeman dhe kjo u bë e ditur ngase nuk u ftua për takimin ndaj Real Sociedadit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat