Trajneri që luante baste me qen dhe tenis: I futa lojtarët në tualet! U thamë serbëve…

Futboll

Trajneri që luante baste me qen dhe tenis: I futa lojtarët në tualet! U thamë serbëve…

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 14:59
Trajneri që luante baste me qen dhe tenis: I futa lojtarët në tualet! U thamë serbëve…

Trajneri më i përfolur në Ballkan është njeriu që drejton Cluj, Marijus Sumudika. Ky i fundit është penalizuar në Rumani pasi ka vendosur skedina mbi ndeshjet e kampionatit ku drejtonte. Pas gjashtë muajsh dënim, trajneri është kapur duke vendosur sërish baste mbi garat e qenve dhe ndeshjet e tenisit.

Mes shumë skandaleve të mëdha, trajneri zgjodhi që të largohej nga Rumania dhe tashmë u rikthye në drejtim të Cluj. Në ditën e djeshme kjo skuadër do të përballej në transfertë ndaj Zvezdës duke humbur me shifrat 4-0 në “Play Off” të “Europa League”.

Pas këtij turpërimi, salla e konferencës për shtyp ka shpërthyer nga të qeshurat me spektaklin e dhuruar nga Sumudika që nuk dinte të ndalonte mes batutave.

“Së pari duhet të pranojmë se ky është rezultat i turpshëm. E gjitha kjo falë gabimeve të jashtëzakonshme individuale. Kur luan futboll, mëson diçka të re gjithmonë. Ju e keni parë vetë në pjesën e parë se rivali arriti vetëm dy herë në zonën tonë dhe shënoi dy gola, dhamë dy dhurata. Ne i pësuam lehtë golat dhe nëse është faji im, e marrë unë përgjegjësinë.

Kemi pësuar gola që unë nuk i kam parë as në kategorinë e tretë kur kam qenë.

Sa herë që dal para jush, unë vij me të vërtetën, kam forcën të pranoj gabimet e mia, por me këtë rast mendoj se gjashtë ose shtatë lojtarë të tjerë duhet të ulen pranë meje dhe ata duhet të shpjegojnë atë që ndodhi. Duhet të kenë turp për atë që kanë treguar në fushë.

Ne takuam një ekip normal, një ekip që përfitoi nga gabimet tona, dhe që ka lojtarë të mirë dhe të paguar mirë. Ata vlejnë më shumë dhe nëse jemi të prirur të bëjmë dhurata për miqtë, çfarë duhet të bëj unë? Të marr një armë për të qëlluar një lojtar?

Pësuam tre gola kot, çfarë të bëj? Ashtu si Playstation , Fifa, do të përpiqesha të bëja diçka atje, nuk mund ta bëja asgjë këtu. Ivaniç shënon me kokë kur askush nuk kërcen. Çfarë duhet të bëj?

A duhet të hyj unë në fushë dhe të kërcej me Ivaniçin? Apo jam gabim për diçka? (i drejtohet gazetarëve serbë).

Për atë që jam unë fajtor, jam gati të pranoj fajin. Por ka situata banale dhe me Zvezdën ishte sikur t’i hapësh derën një hajduti dhe t’i thuash…”Ja ku e ke Rolex-in, merre”.

Dy goditje dhe dy gola, në pjesën e dytë pastaj ishim sikur kishin ardhur Krishtlindjet. Askush nuk më mbron, të gjithë më sulmojnë dhe unë përpiqem të jem i drejtë. Por nuk ka problem, askush të mos më mbrojë, jam shumë mirë edhe kështu. Më duhet t’i çoja disa lojtarë në tuale se ishin shumë të ngazëllyer pas ndeshjes”, tha trajneri i Cluj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat