Dënohet me paraburgim pas akuzave për sulme sek*uale

Futboll

Dënohet me paraburgim pas akuzave për sulme sek*uale

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 17:03
Dënohet me paraburgim pas akuzave për sulme sek*uale

Benjamin Mendy u paraqit në Gjykatë të premten pasi u akuzua për katër akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual.

Mbrojtësi i Manchester City, Benjamin Mendy, do të dalë në gjyq pasi akuzohet për katër akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual

Mbrojtësi i majtë tani ndodhet në paraburgim pasi u paraqit në gjykatë si i akuzuar për këto akuza.

Mendy akuzohet për tre akuza për përdhunim në tetor 2020, sulm seksual të një gruaje në janar 2021 dhe përdhunim të një gruaje në gusht të këtij viti.

Akuzat lidhen me tre viktima të dyshuar, njëri prej të cilave është nën 18 vjeç.

Avokati i lojtarit, Christopher Stables, aktualisht po bën një kërkesë për lirimin me kusht për të pandehurin.

Ndërkohë klubi i Manchesterit e ka suspenduar lojtarin deri në përfundimin e investigimit të akuzave që e rëndojnë lojtarin.

Në një deklaratë në faqen zyrtare, klubi theksoi: “Manchester City mund të konfirmojë se pas akuzave të tij nga policia, Benjamin Mendy është pezulluar në pritje të një hetimi.

“Çështja i nënshtrohet një procesi ligjor dhe klubi nuk është në gjendje të bëjë komente të mëtejshme derisa ai proces të përfundojë” thuhej në komunikatën e Man City’t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat