Shqiptari që po fiton zemrat e klubit në Angli

Futboll

Shqiptari që po fiton zemrat e klubit në Angli

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 13:09
Shqiptari që po fiton zemrat e klubit në Angli

Pasi shkëlqeu në Kupë me dy gola me fanellën e Sauthemptoni, sulmuesi i Kombëtares Armando Broja bëri debutimin e tij në Premier Ligë me skuadrën e re.

19-vjeçari u aktivizua në minutën e 71-të të takimit në vend të Adams dhe hyrja e tij në lojë i solli fat Sauthemptoni, pasi në 20 minutat e fundit realizuan dy herë. Broja kishte disa mundësi brenda rrjetës, por pa mundur të bëhet protagonist edhe pse ishte ndeshja e parë.

Pas përfundimit të takimit, trajneri i Sauthemptonit, Ralf Hasenhut, e vlerësoi me notë të lartë performancën e Brojës duke u shprehur:

‘’Ishte një penallti e qartë. Ishte absolutisht e qartë. Majk Din ishte  në VAR dhe ai nuk mund të thoshte jo. Ai nuk kishte asnjë shans për të goditur topin. Ishte e qartë.

Jam i lumtur me performancën e Brojës, ai luajti mirë. Kishte disa mundësi brenda kuadratit të portës’’, tha trajneri i Sauthemptonit pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat