Spanja nuk e njeh Kosovën dhe polemikat vazhduan edhe në ndeshjen e kthimit.
Në konferencën për shtyp do të ishte lojtari i PSG, Sarabia.
Ky i fundit po e quante gjatë gjithë kohës kundërshtarin vetëm si ekipi vendas, pa përmendur fjalën Kosovë.
I pyetur nga gazetarët shqiptarë se përse nuk i përmend dardanët, Sarabia nuk u dorëzua sërish dhe e kaloi thjeshtë:
“Nuk e kuptoj pyetjen tuaj”.
Kaq ka mjaftuar që në Serbi të çohet në piedestal ky futbollist. Serbët vazhdojnë me budallaqe.
Rrjeti i Sarabias në Instagram është pushtuar nga serbët që e komplimentojnë për sjelljen e tij dhe njëkohësisht numri i ndjekësve të tij ka pasur rritje me 20.000 tifozë që kuptohet fare mirë se kujt shteti i përkasin.