Hakimi ëndërron të kthehet në Real Madrid

Futboll

Hakimi ëndërron të kthehet në Real Madrid

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 11:53
Hakimi ëndërron të kthehet në Real Madrid

Ëndrra e Achraf Hakimit është të kthehet te Reali i Madridit. E thotë Antonio Conte, ish-trajner i Marokenit një sezon më parë, kur të dy ishin pjesë e Interit më Serinë A.

Trajneri italian e njeh mirë 22-vjeçarin, të cilin e konsideron një nga anësorët më të mirë në qarkullim.

Hakimi iu bashkua PSG-së gjatë merkatos së verës dhe paratë e siguruara nga shitja e tij u shërbyen zikaltërve për të rregulluar bilancin, por dëshira e tij e madhe nuk ka qenë transferimi në kryeqytetin francez. Në kokën e tij ishte një klub tjetër i madh.

“Ëndrra e Hakimit është të kthehet tek Reali i Madridit. Vitin e kaluar vuajti shumë në të dyja ndeshjet përballë Realit. Në takimin e parë gaboi, por më pas iu përvesh punës dhe u përmirësua shumë.”

Përtej dëshirës së futbollistit, në të ardhmen e afërt duket e pamundur që ai të veshë fanellën e bardhë. Marokeni është përshtatur menjëherë në mekanizmat e lojës së PSG-së dhe Pochettino e konsideron element ky për lojën e skuadrës së tij.

Ndoshta pas disa vitesh Florentino Perez mund t’ia plotësojë dëshirën Achrafit për të qenë protagonist në “Santiago Bernabeu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat