Nuhiu: Drenica është skuadër e fortë

Futboll

Nuhiu: Drenica është skuadër e fortë

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 16:05
Nuhiu: Drenica është skuadër e fortë

Drita ka mbajtur konferencën e radhës për media, para duelit kampional ndaj Drenicës.

Para mediave u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Muharrem Jashari, shkruan Gazeta Olle. Trajnei i bardhekaltërve, Nuhiu theksoi se të gjithë futbollistët janë të gatshëm për këtë takim, përvec Marko Simonovskit, aktivizimi i të cilit është në pikëpyetje.

“Të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë, përvec Simonovskit që ndjen një shqetësim dhe do të jetë i diskutueshëm aktivizimi i tij në ditën e nesërme. I gjithë grupi tjetër janë të gatshëm për këtë ndeshje. Kemi kontigjentin e lojtarëve të mjaftueshëm, ata e kanë dëshmuar edhe në ndeshjet e kaluara dhe cdonjëri që paraqitet bëjnë më të mirën”, ka thënë fillimisht trajneri Nuhiu.

Kryetrajneri i Dritës foli për takimin e javës së pestë, ku do të zhvillohet në udhëtim te Drenica në Skenderaj.

Kemi përballë një skuadër, e cila ka startin më të mirë në këtë kampionat dhe në futboll nuk ka rastësi.

Është skuadër e fortë, kanë kualitet dhe vështirë thyhet. Por, kam besim te skuadra dhe djemtë tanë, shoh motiv dhe dëshirë për të reaguar, do të mundohemi që të gjejmë mënyrën edhe pse e dijmë që nuk do të jetë aspak e lehtë. Por, ne i kemi mundësitë dhe kualitetet për të bërë ndeshje të mirë dhe për të marrë pse jo edhe fitoren”, theksoi Nuhiu.

Ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Dritës zhvillohet të dielen me fillim nga ora 16:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat