Suada jep dorëheqje: Arsyet janë mosmarrëveshjet e shumta

Futboll

Suada jep dorëheqje: Arsyet janë mosmarrëveshjet e shumta

Nga: K.G. Më: 28 shtator 2021 Në ora: 11:54
Suada jep dorëheqje: Arsyet janë mosmarrëveshjet e shumta

Sueda Jashari ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kampionja e Kosovës, Mitrovica.

Sipas saj, ka pas mosmarrëveshje brenda klubit. 

“Arsyet janë mosmarrëveshjet e shumta që i krijoi drejtori i këtij ekipi kundrejt meje e që u bënë edhe mosmarrëveshje në mes të drejtuesve në mes vete ku faktori kryesor isha unë.

Prandaj e shoh si më të arsyeshme qe unë të tërhiqem për hirë të djersës që kam derdh tash 4 vite aty si lojtare dhe 7 muaj si trajnere. Kam shumë për të thënë por nuk dua të prononcohem më shumë për respekt te punës që kam bëre aty, për respekt të vajzave të ekipit dhe të kryetarit Hajrullah Haxhiu.

Faleminderit trajnerit Veton Çitaku që më ka ndihmuar shumë gjatë kësaj kohe, faleminderit vajzave për punën dhe bashkëpunimin deri sot, ju dëshiroj shëndet dhe shumë suksese në vazhdimësi”, njofton Jashari në profilin e saj në facebook.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat