Ylli i Bayernit kthehet në stërvitje me skuadrën

Futboll

Ylli i Bayernit kthehet në stërvitje me skuadrën

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 17:39
Ylli i Bayernit kthehet në stërvitje me skuadrën

Lajme të mira për skuadrën e Bajernit, Kingslei Koman është rikthyer dje në stërvitje pas operacionit në zemër javën e kaluar.

25-vjeçari ka kryer një stërvitje të plotë së bashku me skuadrën.

Por gjithsesi ai nuk do të luajë në ndeshjen e radhës në Champions ndaj Dinamos së Kievit pasi ende nuk është gati.

Rikthimi i tij pritet të vijë në fundjavë ose në javën e ardhshme. Lojtari ndihet mirë duke mos shfaqur probleme edhe pse operacioni ishte i një faze të lehtë.

Trajneri i Bajernit nuk kërkon të rrezikojë dhe do ta grumbullojë Komanin pasi ta marrë aprovimin e mjekëve të skuadrës të cilët kanë monitoruar lojtarin që pas operacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat