Milevski: Bardhi në dyshim, vijnë Musliu e Ademi

Futboll

Milevski: Bardhi në dyshim, vijnë Musliu e Ademi

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 15:25
Milevski: Bardhi në dyshim, vijnë Musliu e Ademi

Trajneri i Maqedonisë, Blagoja Milevski shpalosi listën e futbollistëve pwr ciklin eliminatore tw muajit tetor, ku qwndron vetëm një rrisi. Bëhet fjalë për futbollistin e Mallmes, Erdall Rakip, ndwrsa rikthehet Arian Ademi, që mungoi për shkak të lëndimit. Enis Bardhi ende është në dyshim, pas lëndimit në sfidën me Rumaninë dhe nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje te Levante.

“Sa i përket Bardhit, inçizimet e fundit do të jenë më 30 shtator dhe pastaj definitivisht dijmë më shumë pas vlerësimit të ekipit mjekësor të klubit dhe mjekëve tanë. Me Visarin, situata është më e mirë dhe do të jetë prezent të dielën. Me Arian Ademin, poashtu kishte disa probleme dhe tani është gjithçka në rregull dhe pres që edhe ai të jetë në grumbullimin e futbollistëve”, tha Milevski.

Milevski potencoi se i gëzohet që futbollistët që ishin në dyshim, për mungesë të minutazhit dhe formës në klubet e tyre, tani kanë më shumë hapësirë. Ai konsideron se Lihtenshtajni është sfidë me rëndësishme se ajo me Gjermaninë.

“Sipas meje, na pret ndoshta ndeshja më e vështirë në këto eliminatore. Lihtenshtajni me formën e vet, posaqërisht në ndeshjet e fundit, me Gjermaninë, Rumaninë dhe Armeninë.

Në këto ndeshje dëshmuan se bëhet fjalë për një ekip mjaft mirë të organizuar, me disiplinë taktike. Këtë e treguan me Gjermaninë të cilën e humbën në fund dhe ndaj Armenisë luajtën baraz 1-1 në transfertë.

Kjo na tregon se na pret një kundërshtarë dhe sfidë e vështirë”, thotë Milevski..

Milevski në listën e tij nuk ka ftuar asnjë futbollist nga Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë, pasi që konsideron se ata që janë ftuar, janë më kualitativ dhe kanë zhvilluar më shumë ndeshje të nivelit më të lartë. Kujtojmë se Maqedonia do të sfidojë Lihtenshtajnin në transfertë më 8 tetor, ndërsa 3 ditë më vonë, përballet me Gjermaninë në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat