Federata e Futbollit e Serbisë po e përgatitë një letër proteste ndaj yllit të Republikës së Kosovës.
Kjo federatë serbe, që njihet për nacionalizëm dhe propagandë të fëlliqur, bën zhurmë për xhaketën me stemë të UÇK-së, që u hodh në shpinë të Xherdan Shaqirit.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Shurbatoviq, ka llomotitur mes të tjera:
"Ne jemi duke përgatitur një letër proteste që do t'ia dërgojmë FIFA -s.
Ne do të kërkojmë një reagim urgjent dhe sanksione të rrepta kundër Shaqirit për promovimin e organizatës kriminale 'UÇK -së' gjatë një deklarate për media”.