Lukaku: E dija që do të përmirësohesha si lojtar

Futboll

Lukaku: E dija që do të përmirësohesha si lojtar

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:35
Lukaku: E dija që do të përmirësohesha si lojtar

Romelu Lukaku flet për veten dhe e bën këtë në kanalet zyrtare të Chelsea.

Sulmuesi belg, i cili mbërriti te blutë nga Interi këtë verë, pranoi se u kthye në Londër në kohën e duhur.

Po kështu, zbuloi se kishte pasur mundësinë ta vishte përsëri fanellën e Chelsea në të kaluarën.

“E dija që do të përmirësohesha si lojtar, kështu që kthimi im te Chelsea ishte vetëm çështje kohe.

Unë kisha dy mundësi për t’u kthyer, më 2016 dhe 2017, por kjo nuk ndodhi për arsye të ndryshme. Në fund ndodhi tani, sepse natyrisht, është koha e duhur.

Jam në moshën e duhur, ekipi po bën mirë dhe kemi gjithçka për të qenë të suksesshëm”, – tha Lukaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat