Lewandowski afër largimit nga Bayerni

Futboll

Lewandowski afër largimit nga Bayerni

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 14:53
Robert Lewandowski

Sulmuesi polak mund të largohet nga ‘Bavarezët’ në fund të edicionit.

Robert Lewandowski është duke shkëlqyer edicionet e fundit tek Bayerni.

Megjithatë, duket se ai nuk është i lumtur në Gjermani dhe po mendon seriozisht largimin.

Sipas ‘Bild’, Lewandowski ka mbetur i zhgënjyer me deklaratën e drejtorit sportiv të Bayernit, Hasan Salihamidzic i cili pak ditë më parë tha se ata po e ndjekin me vëmendje situatën e Erling Haaland.

Polaku ka kontratë me gjiganti gjerman deri në vitin 2023, megjithatë mund të largohet verën e ardhshme.

Ekipet më të interesuar për Lewan janë Real Madrid dhe Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat