Cikalleshi kërkon me çdo kusht testin negativ

Futboll

Cikalleshi kërkon me çdo kusht testin negativ

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 18:56
Cikalleshi kërkon me çdo kusht testin negativ

Sokol Cikalleshi mungoi në takimin e fundit të Shqipërisë ndaj Polonisë pasi rezultoi pozitiv me COVID.

Sulmuesi shqiptar është i izoluar në vendin tonë dhe nuk mund të shkojë dot në Turqi.

Por nga ana tjetër Konyaspori ka nevojë për të pasi do të ndeshet ndaj Galatasarait në transfertë.

Mediat turke raportojnë se Cikalleshi po vazhdon që të provojë testet dhe sapo të shfaqet përgjigja negative, do të fluturojë menjëherë drejt Turqisë për t’iu bashkuar ekipit.

Kjo pasi gjendja shëndetësore e sulmuesit është e mirë, por ky infektim i ndalon gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat