James Rodriguez e nis tmerrshëm karrierën në Katar

Futboll

James Rodriguez e nis tmerrshëm karrierën në Katar

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 17:34
James Rodriguez

Ish ylli i Real Madridit dhe Evertonit, James Rodriguez e ka nisur në mënyrën më të keqe karrierën në Katar.

Rodriguez që kaloi te Al Rayyan muajin e kaluar duke debutuar kundër Al Duhail.

Sidoqoftë, Al Duhail fitoi bindshëm me rezultat 3 – 0 me Rodriguez që dështoi të impresiononte tifozët e rinj.

30-vjeçari ishte ndër lojtarët më të dobët në fushë dhe ndoshta arsyeja është klima e re, gjë që do nevojitet kohë deri të përshtatet.

James formën më të lartë të karrierës e kaloi te Reali, ku zhvilloi 125 paraqitje duke shënuar 37 herë dhe asistuar 42 herë.

Mirëpo, pastaj pati rënie duke u huazuar te Bayern Munich për dy sezone dhe një vit më vonë u rikthye te Madrid, ku dështoi të impresionte si herën e parë.

Mbetet të shihet në rast që James do shkëlqejë te Al Rayyan, apo do vazhdojë të këtë hap mbrapa në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat