Drejtuesit e verdhezinjve mendojnë për pasuesin e norvegjezit

Futboll

Drejtuesit e verdhezinjve mendojnë për pasuesin e norvegjezit

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 11:05
Drejtuesit e verdhezinjve mendojnë për pasuesin e norvegjezit

Erling Haaland është i destinuar të largohet nga Borussia e Dotmundit në fund të sezonit dhe pretendentët për të marrë shërbimet e tij janë të shumtë, me klubin gjerman që po përgatitet të arkëtojë një shifër të majme nga kartoni i tij.

Ndërkohë drejtuesit e verdhezinjve kanë nisur të mendojnë për pasuesin e norvegjezit dhe aktualisht dy janë emrat favoritë.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Ajax, Sebastian Haller, i cili njeh mirë Bundesligën, pasi ka luajtur më herët me Eintracht Frankfurt, ndërsa këtë sezon po bën mjaft mirë me klubin holandez.

Emri tjetër që ka dalë në skenë së fundi, është ai i serbit Dusan Vlahovic, i cili ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Fiorentinën dhe klubi italian do të provojë ta shesë me patjetër në janar ose verën e ardhshme, që të mos rrezikojë ta humbë me parametra zero.

Që të dy vlerësohen rreth 40-50 milionë euro, megjithatë drejtuesit e Borussia Dortmund janë më të prirur të investojnë te Vlahovic, që ka në favor moshën 21-vjeçare dhe në harkun e dy apo tre sezoneve mund të rishitet për një vlerë sa trefishi i asaj të blerjes.

Gjithsesi vlen të theksohet se konkurrenca për sulmuesin serb është shumë e fortë, pasi për të kanë shfaqur interes klube si Arsenal, Tottenham, Inter, Milan, Juventus, etj., të cilët kanë nisur tashmë negociatat me Fiorentinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat