​Solskjaer paralajmëron: Jemi afër fundit, situata është shumë e vështirë

Futboll

​Solskjaer paralajmëron: Jemi afër fundit, situata është shumë e vështirë

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 21:52
​Solskjaer paralajmëron: Jemi afër fundit, situata është shumë e vështirë

Ole Gunnar Solskjaer e ka pranuar se Manchester United e ka prekur fundin pas humbjes 5-0 ndaj Liverpool-it, por norvegjezi thotë se ai dhe ekipi i tij janë ndërtuar shumë mirë dhe se nuk mund të hidhen poshtë kaq lehtë.

Het-triku i Mohamed Salah që bëri historinë, së bashku me golat nga Naby Keita dhe Diogo Jota dhe një karton i kuq për Paul Pogban, bënë një ndeshje për të harruar për “Djajtë e Kuq” kundër rivalëve të tyre në “Old Trafford”.

Por, derisa pritjet e United për titullin kampion tashmë duken të pamundura, Solskjaer beson se ai është njeriu i duhur për ta drejtuar këtë skuadër.

"Nuk është e lehtë të thuash diçka përveç se është dita më e errët që kam pasur prej që jam duke i udhëhequr këta lojtarë," tha Solskjaer për “Sky Sport”.

"Ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë individualisht dhe si ekip. Ne nuk mund t'i japim ato shanse një ekipi si Liverpooli, por për fat të keq e kemi bërë këtë. Përgjegjësia është e imja, kjo është e gjitha. Stafi i trajnerit është shumë, shumë i mirë, brilant. Unë zgjedh mënyrën se si i qasemi lojës, ne nuk ishim mjaftueshëm klinikë dhe dhamë shumë hapësira dhe kur u jepni hapësirë lojtarëve të mirë ata iu ndëshkojnë”, vazhdoi trajneri norvegjez.

"Unë e di që këta djem janë të aftë për këtë punë. Mund të shikoni sezonin e kaluar, ne humbëm nga Tottenhami 6-1. Kjo është më keq, shumë më keq. Unë vetëm duhet të them ne duhet ta kapërcejmë këtë sa më shpejt që të mundemi”.

I pyetur nëse ai është ende njeriu i duhur për ta çuar klubin përpara, Solskjaer u përgjigj: "Kam arritur shumë larg, kemi arritur shumë larg si grup. Jemi shumë afër për t'u dorëzuar tani. Do të jetë një situatë e vështirë. Lojtarët do të jenë me moral të ulët, por ka shumë karakter këtu. Ne e dimë që jemi në fund, nuk mund të ndihemi më keq se kaq. Le të shohim se ku do ta çojmë veten tani", tha në fund Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat