Vllaznia nxjerr në shitje biletat

Futboll

Vllaznia nxjerr në shitje biletat

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 12:58
Vllaznia nxjerr në shitje biletat

Nga derbi i kryeqytetit që u luajt ditën e hënë shkojmë te ai i Shqipërisë që luhet në fundjavë.

Vllaznia pret Tiranën në “Loro Boriçi” ditën e shtunë, në një ndeshje ku spektakli është gjithnjë i garantuar. Kuqeblutë kanë nxjerrë në shitje biletat për këtë supersfidë.

Shitja e tyre nis ditën e nesërme, ndërsa sportelet qendrojnë të hapura në oraret 10:00-18:00.

Ndërkohë klubi shkodran ka një dhuratë për femrat, të cilat lejohet të hyjnë në “Loro Boriçi” pa pasur nevojë të paguajë për biletën..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat