Marrëdhëniet ndërmjet klubit francez Paris-Saint-Germain dhe qendërmbrojtësit spanjoll Sergio Ramos kanë marrë një kahje të papritur dhe tashmë janë në një pikë mjaftë kritike.
Në fakt, PSG mund të kërkojë një shkëputje të kontratës së tyre me Ramosin, shkruan mediumi francez “Le Parisien”.
Qendërmbrojtësi, i cili fillimisht u cilësua si një nga nënshkrimet kryesore si lojtar i lirë, nuk është paraqitur ende në asnjë ndeshje për skuadrën franceze për shkak të problemeve të vazhdueshme me lëndime që rrjedhin nga koha e tij në Real Madrid dhe PSG thuhet se ndihet e mashtruar për statusin e tij.
Ish-kapiteni i gjigantit spanjoll Real Madrid u largua nga “Santiago Bernabeu” pasi i përfundoi kontrata me klubin spanjoll në të cilin i kaloi 16 vite të karrierës së tij.