Beson në titullin e dhjetë radhazi

Futboll

Beson në titullin e dhjetë radhazi

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 12:03
Beson në titullin e dhjetë radhazi

Ish-“CEO” i Bajernit, Karl Hainc Rumenige, është i bindur se titulli i 10-të radhazi do të shkojë sërish në Mynih.

“Dortmundi është duke lënë pikë të çmuara. Mund të fillojmë që tani t’i fshijmë pluhurat e “Meisterschale”-s për në muajin maj”, tha Rumenige.

 “Sigurisht që janë dhe shumë javë për t’u luajtur, por skuadra verdhezi është duke stonuar edhe pse është e bukur për t’u parë në fushën e lojës.

Bavarezët kanë hundën përpara dhe janë duke bërë shumë mirë. Mendoja se eliminimi nga kupa do të kishte pasoja në kampionat, por kjo nuk ndodhi dhe në syrin tim për këtë duhet falënderuar trajneri. Nagelsman duket se ka vite që punon aty dhe njeh shumë mirë ambientin.

Lojtarët e ndjekin dhe gjithçka është duke shkuar shumë mirë".

Kualifikimi në Champions dhe kryesimi në kampionat janë dy tregues që skuadra ka ruajtur balancat dhe po fiton duke bërë një lojë të bukur. Ndeshjet e fundit në “Allianz Arena” kanë qenë fantastike, pasi tifozëria i ka dhënë një tjetër atmosferë lojës.

Lojtarët janë duke u zbavitur në maksimum dhe kjo është e mirë për të gjithë. Nëse vazhdohet kështu titulli do të ishte vetëm çështje muajsh. Jam i bindur që për të na rrëzuar nga froni, kundërshtarët duhet të bëjnë më shumë se kaq.

“Meisterschahle” do të zërë pluhur në raftin tonë kur mbajmë të gjithë trofetë”, tha ish-legjenda e skuadrës bavareze për gazetën më të njohur gjermane, “Bild”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat