Tregon për tradhtinë, i rezervoi dhomën...

Futboll

Tregon për tradhtinë, i rezervoi dhomën...

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 22:34
Tregon për tradhtinë, i rezervoi dhomën...

Mauro Icardi nuk mund të fshihet më: detajet më të nxehta të marrëdhënies së tij me China Suarez tani janë në domenin publik dhe nuk ia vlen të mohohen më. Për këtë sulmuesi i PSG-së do të kishte telefonuar Yanina Latorre, duke konfirmuar zërat.

“Ai më tha se gjithçka që thashë këtu në Lam është e vërtetë.

Se ditën kur u takua me China ai rezervoi dhomën në emër të lojtarit te polos, Facundo Llorente, dhe se kunati i tij Jakob von Plessen flinte në makinë dhe i cili i dhuroi Eugenia-s fanellën rozë të PSG-së që ajo kishte kërkuar”.

Në telefonate të kishte marre pjesë edhe Wanda Nara dhe së shpejti diskutimi do të ishte nxehur.

Wanda Nara dhe Icardi kërkonin detaje për identitetin e gjoja spiunit: “Ata donin të dinin se kush ishte personi që tregoi për takimin me China Suarez në hotel, sepse vetëm ata të dy, Eugenia dhe i dashuri i Zairas, e dinin këtë".

Sulmuesi i PSG-së më pas nuk ka dashur të japë detaje të tjera, “por as ai nuk e ka mohuar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat