Rikuperohet Ramos

Futboll

Rikuperohet Ramos

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 13:16
Rikuperohet Ramos

Ka dritë në fund të tunelit për Sergio Ramos. Pas shumë javësh pritje, mbrojtësi ka nisur stërvitjen me grupin dhe shumë shpejt pritet që të zbresë në fushë me kryesuesit e Ligue 1. Ish-kapiteni i Real Madrid ka pasur probleme të ndryshme fizike, që e kanë lënë larg fushave të lojës që nga transferimi tek PSG, por pritja duket se ka përfunduar. 35-vjeçari tashmë është rikuperuar plotësisht dhe  i mbetet vetëm të arrijë formën e tij për të dhënë kontributin për parizienët.

Në seancën e së martës, Ramos ishte në fushë bashkë me një grup të reduktuar lojtarësh, pasi pjesa më e madhe janë bashkuar me skuadrat përfaqësuese.

Ramos ka humbur 14 ndeshje që nga fillimi  i sezonit mes kampiantit, Kupës dhe Champions League, aq sa në Francë nisën aludimet se mbrojtësi mund të largohej nga PSG pa debutuar, por tashmë diçka e tillë bie poshtë, me Ramos, i cili mund të ketë minuta që në ndeshjet e radhës të PSG.

PSG do të ndeshet me Nantes në datën 20, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Manchesterit, ku do të luajë sfidën e Champions me City-n, ndërsa më pas do të masë forcat me Saint Ettiene. Topi është në anën e Pochettinos, i cili do të vlerësojë formën e Ramos, për të përcaktuar dhe debutimin e shumëpritur të spanjollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat