Cikalleshi flet për ndryshimin e epokës te Shqipëria

Futboll

Cikalleshi flet për ndryshimin e epokës te Shqipëria

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 13:56
Cikalleshi flet për ndryshimin e epokës te Shqipëria

Sokol Cikalleshi ka folur për ndryshimin e epokës te Shqipëria, sa i përket kohës së De Biazit dhe asaj aktuale me Rejën. Sulmuesi i Konyaspor ka vlerësuar trajnerin italian, ndërsa gjithashtu ka folur edhe për gjendjen e skuadrës para ndeshjes me Anglinë.

“Nuk mund të them se e kam rrugën e hapur, por shpresoj se formën time të mirë do ta vendos në shërbim te Kombëtares. Ndeshja me Anglinë është e vështirë, por e bukur për t’u luajtur.

Ne jemi gati. Para ndeshjes me Anglinë mund të na bashkohet edhe Broja. Unë kam shënuar, Uzuni ka shënuar.

Në aspektin personal jam ndierë shumë mirë me Rejën dhe kam shënuar. Por duke parë edhe performancën e Shqipërisë, vitet kur ka qenë Reja, kemi kaluar nga epoka De Biazi, që ishim në futboll mbrojtës.

Tani po luajmë futboll ofensiv dhe me një ekip si Shqipëria, nuk është pak. Na mungon dhe rafinitura e fundit, ato detaje të vogla që ne do të na dërgonte në Botëror”, tha Cikalleshi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat