Cikalleshi u hutua në nisje të takimit

Futboll

Cikalleshi u hutua në nisje të takimit

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 17:54
Cikalleshi u hutua në nisje të takimit

Ndeshja e Shqipërisë nuk shkoi aspak mirë në Wembley. Kjo sfidë duhej të shërbente si konfirmim për kuqezinjtë, që të shfaqnin vlerat e tyre edhe në nivelet më të larta të futbollit.

Një humbje me shifrat 5-0, që nuk mund të jetë fundi i botës, për sa kohë janë njohur të tilla statistika edhe nga Kombëtaret më të mira, Brazili e njeh ende dhimbjen e Gjermanisë.

Por padiskutim që duhet të nxjerrim mësime nga kjo disfatë e jona. Duket se ndeshja e Wembley, u humb që në ceremonitë e para. Teksa lojtarët gjendeshin përballë njëri-tjetrit për të mbajtur minutën e heshtjes, shikimi i tyre nuk mund të mungonte. Ashtu si edhe në një ndeshje boksi, teksa kundërshtari i madh e mbyll ndeshjen ndaj tjetrit që në vështrim.

Menjëherë pas mbylljes së ceremonisë, ishte Cikalleshi që u hutua për një moment. Megjithëse kishte ditë që u diskutua dhe FSHF vendosi që të respektonte gjunjëzimin për rac.izmin, sulmuesi e harroi se anglezët duhet të uleshin në gjunjë para nisjes së takimit.

Me nxitimin e madh për ta nisur topin sa më shpejt, nisën vërshëllimat e tifozëve në “Wembley” që kërkonin gjunjëzimin. Kështu arbitri vërshëlleu sërish për të rikthyer topin në mesin e fushës dhe anglezët u ulën në gjunjë, për të respektuar atë që për ta është kthyer në një rit.

Ndërkohë edhe Shqipëria e respektoi vendimin e Anglisë, duke vepruar në të njëjtën mënyrë, për të marrë duartrokitjet e tifozëve në ndeshjen që më pas u nis siç duhej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat