Rodgers fillon të kërkojë shtëpi në Manchester

Futboll

Rodgers fillon të kërkojë shtëpi në Manchester

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 20:48
Brendan Rodgers

Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers raportohet se është në kërkim të shtëpisë në Manchester, pas raportimeve që është favoriti për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer.

Rodgers është identifikuar nga 20 herë kampioni i Anglisë si i duhuri për të vazhduar me skuadrën përpara, me Solskjaer që është në rrezik shkaku i formës së dobët.

Është raportuar që Rodgers ka marrëveshje verbale me “Djajtë e Kuq”, por dëshiron të pres deri në fund të sezonit para se ta pranojë punën.

Sipas The Sun, Rodgers është në kërkim të një shtëpie në Cheshire, ngase 48-vjeçari mund të marrë drejtimin e klubit para fundit të vitit.

Një numër i lojtarëve nuk janë të bindur nga Solskjaer, që ka humbur tre nga katër ndeshjet e fundit në Premierligë.

Si qëndrojnë gjërat, tekniku norvegjez do mbetet në krye edhe për ndeshjen ndaj Watford, që vjen pas ndeshjes vendimtare në Ligën e Kampionëve, si mysafir i Villarrealit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat